Çaste poetike me poeten;- Dorina AVDURRAMANI

Jeto dhe jetën time po deshe,

—————————————–

nuk jam më vajza që isha dikur,

zemrën me akull ngadalë ma veshe,

më vare si hije korniz në mur.

Po deshe jetoje dhe jetën time,

vec ëndrra mos shih,le të shohin ato,

ishe mësuar kudo lije thërrime,

buzë që nuk pyetén kurrë:A më do?

Jetën time po deshe jetoje,

egoistët nuk janë të zot të dashurojnë,

ti dhe natën me hënë shpesh herë mohoje,

nuk jam më vajza që të tjerët tregojnë.

/QendraPress/