Çaste poetike me poeten;-Farie BISHA

Ku është shtëpia ime?

————————————-

Aty ku ndihesha ngrohtë,

apo ku ndihem e mirëpritur?

E plotësuar, nuk është e thënë të jesh aty ku ke lindur.

Një fije trishtimi që të ndjek edhe kur je e lumtur.

Shpesh ndodhen larg syve njerëzit e dashur.

Në cilën gjuhë më flasin ëndrrat?

Edhe mendimet si mesfushorë godasin.

Ndodh që në një tjetër

më mirë shprehin

atë që duam saktë ta themi.

Ndjenjat duan përkthime?

Ato kuptohen edhe pa folur.

Kush jam unë?

Si rrjetë merimangash kulturat ndërthuren.

Kërkoj pa pritur esencën e trendelinës

nëpër parfumet e botës.

Adhuroj lindjet e Jugut.

Harrohem pa kuptuar

perëndimeve të Veriut.

Trupi nuk njeh kufij,

shtëpia aty ku është vetvetja…

Duke e kërkuar në hartën e pacaktuar…

/QendraPress/