Çaste poetike me peoten;-Violeta MALIQI

SHTATOR
—————————-
Eja këtë shtator,
më prit në muzg,
aty ku drita
bie butë mbi rrugë.
Mos më pyet ku isha.
Një ditë të tërë
shpirtin e lashë
në sytë e tu.
E dëgjon?
Po vjen shtatori
me hapa vjeshte,
dhe një grusht ëndrrash
nën krah.
Numëroji orët.
Nesër,
me flladin e verës,
do të jem pranë teje,
aty ku heshtja
di të flasë,
për të humbur
në vesën e syve të tu.
Shiko më pak
/QendraPress/