Çaste poetike me poeten: Ganimete Jakupi Demiri
NË SYTË E TU
————————
Sytë e tu në mijëra njerëz i dalloj,
Druaj nga vetja të të dashuroj,
Ata sy si me magji kur më shikojnë,
M’i japin zemrës shumë emocion, s’e kuptoj!
Në sytë e tu pashë shumë shkëndija,
T’i lexoja me vëmendje nga dashuria,
Ata sy të shkruar plot magji,
Flasin shumë edhe në qetësi.
Në sytë e tu pashë fjalët e pathëna,
Dhembje të mëdha që të ndien zemra,
Athua të gjitha I mban në brendësi?!
Apo kërkon një shpirt binjak për t’i rrëfyer?
Në sytë e tu e shoh botën plot mrekulli,
Edhe në ëndrra më shfaqesh për çudi,
Prezencën tënde e ndiej shpirtërisht,
Edhepse larg ndodhemi fizikisht!…
Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.