Çaste poetike me poeten; -Greta KADARE

Ah, ky shi

———————

Ah, ky shi

do me patjetër

të ma laj zemrën.

Me patjetër

do të ma kujtoj vjeshtën.

Ai e di kur unë ndal

në streh të zemrës

e boshoj veten,

boshoj brengat.

Por ti, i dashuri im,

a më kujton!?

A më kujton

në gjendjet e tua bosh?

Unë bosh e tëra,

të kujtoj dhe në ëndrra.

E kur qyteti mbytet,

zbathur dal nëpër shi,

dal e laj brengat.

/QendraPress/