Çaste poetike me  poetin:-Syhejl HAVOLLI

ME KOHË E PA KOHË

———————-

Kam besuar shumë

Se shpresa shëron plagë

Qe pesë shekuj

Zemra dhe shpirti

Më janë çarë më dysh

Si dy brigje

Që s’i bashkon asnjë urë

Koha s’i shëron plagët

Veç i fsheh nën lëkurë

Shpresa e vonuar

Më rëndon në kraharor

Si gur i huaj

Me kohë e pa kohë.

/QendraPress/