Çaste poetike me poeten;-Mia DURRËS

Unë dhe ti
———————
Unë jam hëna, ti je dielli,
dy skaje të së njëjtës dritë,
që nuk preken, por s’ndahen kurrë,
në të njëjtin qiell pa kufij.
Kur ti lind, unë bëhem heshtje,
kur unë dal, ti tretesh larg,
por prapë na mban e njëjta frymë,
si një zemër në dy pjesë të ndarë.
Kur mungon, bota zbehet ngadalë,
sikur ajri harron të marrë jetë,
sepse pa ty nuk ka agim,
dhe pa mua s’ka natë të qetë.
Unë dhe ti dritë që s’përplaset,
por e mban botën në ekuilibër,
dy prani që bëhen një ndjenjë,
edhe kur rrimë larg, jemi të lidhur.
Mia Durrës
/QendraPress/