Çaste poetike me poeten;-Kumrie Avdyl SHALA

TI JE FRYMËZIMI IM
—————————–
Kur shkruaj vargje, frymëzohem nga e vërteta,
por më frikëson dëshira jote.
Lot gëzimi rrjedhin pa nda,
kur shoh të shkruar me shkronja të mëdha:
se ti dhe vetëm ti je JETAAA!
Kur shkruaj për dashurinë tonë të pastër,
Shko, fluturo, përqafo retë,
Dhe falënderoje Zotin
se sa me fat je!
Së të rralla janë këto dashuri!
Për to kemi mall,
me i ndie e me i pa.
Prandaj do ta pagëzoj
dashuri të pastër e të bardhë.
Kur shkruaj për ty, mos ki frikë,
nuk do të të lë, jo…
Kur të shoh në sy,
shoh veten time ulur këmbëkryq!
Sa herë afrohem pranë teje,
zemrat lëshojnë tinguj dashurie
dhe bashkohen,
dy në një.
Hej, ti je frymëzimi im,
je oksigjeni
pa të cilin njeriu
nuk ka jetë
/QendraPress/