Çaste poetike me poeten ;- Majlinda PAJAJ

NJË FRYMË

————————

Bukën e ndanë me korbat,

dritën e shitën për frikë,

rrugët mbajnë erë varresh,

dhe njeriu ecën pa shpirt.

Fëmija fle mbi kartona,

qielli pikon ndryshk e hi,

dikush numëron fitimet,

dikush humb emrin e tij.

Në kafene flasin për paqe,

ndërsa toka përtyp kufij,

dhe një nënë mbulon me duar,

fytyrën e një perëndie-fëmi.

/QendraPress/