Çaste poetike me poeten;-Mia DURRËS

Zhgënjimi
—————————–
Besova shumë, se zemra ime
nuk di të ecë me dyshime,
por në jetë ka edhe njerëz
që buzëqeshin e fshehin hije.
Thurin fjalë e trillime kot,
për t’u dukur më lart se sot,
duke menduar se do të biesh,
kur emrin tënd me baltë ta lyesh.
Por e vërteta rrugën gjen,
si drita që mbi re shkëlqen,
dhe kush ngrihet duke të ulur ty,
humb respektin në sytë e tij.
Unë vazhdoj pa zemërim,
me qetësi e me besim,
sepse vlera nuk ka nevojë
askënd ta ulë që të qëndrojë.
/QendraPress/