Çaste poetike me poetin;-Safet SYLA

MIRË SE VINI ÇLIRIMTARË
——————————————-
Në korridoret e ftohta të burgut të Hagës,
Presin yjet me zemra të rënduara,
Aty ku liria po shkruhet,
Me gjakun e bijve në faqet e historisë.
Mirë se vini, Çlirimtarë!
Sepse nuk mbyllet qielli mbi Drenicë,
Nuk prangoset shqiponja,
Nuk vihet dry mbi lavdin e një kombi.
Haga ju mbajtën pas hekurave,
E Kosova ju mbajti në zemër,
Ju numëruat ditët mbi muret e ftohta,
Ndërsa ne numëruam netët mbi fotografi,
E çdo fotografi u bë një dritare e kthimit.
Nëse drejtësia është një shpatë,
Le të presë vetëm nyjën e së vërtetës,
Nëse historia është një lumë,
Le të mos ia ndërrojë askush shtratin,
Sepse lumi i gjakut e di vetë rrugën drejt detit.
Kosova po ju pret me këngën e lirisë,
Me emrat e rrugëve që i shkelët dikur,
Me varret që ende ruajnë emrat e Dëshmorëve,
Me fëmijët që mësuan fjalën UÇK.
Po ktheheni nga vitet e gjata të historisë,
Me ju kthehen hijet e shokëve të rënë,
Me ju kthehet një copëz e asaj pranvere,
Që e mbolli lirinë mbi tokën e Kosovës.
Le të bjerë sonte perdja e pritjes,
Le të çahet qielli mbi Hagë,
Kosova do t’ju pretë me lotë gëzimi,
Duke ju thënë mirë se vini bijtë e mi…
Se vendi juaj nuk ju ka harruar
Ju ishte këtu në zemrën time,
Aty ku asnjë gjykatë nuk mund ta burgosë,
Lirinë të cilën e sollët ju.
/QendraPress/