Çaste poetike me poeten ;-Shyrete DEMAJ

Fëmijë që lidhëm mijëvjeçarë.

————————————–

Ne luanim me guraleca

laheshim në përrua

Faqet na çelnin lulëkuqe

e sytë luledielli

Qershitë, nuk i linim

të turpëroheshin

pesha e turpit na rëndonte

në kapaksyri.

Në varfëri,

me bukë, kripë e zemër

rritej bashkë me ne dashuria…

Të vegjëlit që lidhëm

mijëvjeçarët

me ëndrra të mëdha…

Prindërit, fëmijët

shekujt mbanim mbi shpatulla

të dashur, të çiltër

vetmohues

ishim,

të gjallë, të gjallë…

/QendraPress/