Çaste poetike me poeten:-Teuta SULAJ

TESTAMENT DASHURIE
————————————
Ai si i marre e deshi ate
per te frymuar bashke deri ne ekstaze
por…
Nje dite shkurti pak te trazuar,
U grinden, berrtiten kush me shume
E Kush me pak
Si era e shpejte fjalet fluturonin
E lotet e saj kerkonin nje puthje
Te nxehte ,sado pakez qe ti thaj,
I shenjti Valentin e ndali çapitjen,
E ju la ne dore,nje trendafil miturak.
Kujdesuni per te, ju te dy se bashku
Te mos bjere mberdhe ,
Te mos vyshket aspak,
gjembat, me duken shume te mprehte,
Mos e lendoni njeri tjetrin me gjak.
Magjik ky çast, i pa pritur per te dy,
Ata, syte trendafilit nuk ja ndane asnje çast.
Frymuan…ashtu se bashku njerezisht
E padashur, nje puthje ,si pyeti aspak.
Qeshen…po sa gjemba qe paska,
Mekat per bukurine sublime qe na fal,
Ehh e dashur, keshtu si vet jeta na qenka
Per te bukren, rruge te thjeshta nuk ka.
Ah …e kuptoj tani sa me dashke,
Se gjembat i shmange ti me mua bashk,
Aromen e bukurine e ketij trendafili
Valentini, nuk na i dhuroi pa shkak.
Ai i lumtur,plot dashuri e syte plot drite
Pa fjale te kota e mori ne krahe…e pastaj,i
Shenjti Valentin me hapa te lehte largohej,
Trendafil me gjemba, dashuri, dhurate.
Kur brezash hapet dhe sot testamenti,
I dates 14 Shkurt per dashurine,
Ai shkroi :
Dashuria eshte si rera,emozion pa fjale
Kur era e shtyn e ne sy te hyn.
Ndjenje, perkujdesje,kokrriza qe s’reshtin
E une ashtu ,dashurine e ndoqa pas
Si era qe reren ndjek ne shkretetire,
E çdo dite kokrriza dashurie i dhashe.
Trendafilin, e lashe per ju testament,
Ne se aromen e tij ju e adhuroni
Kujdes plot gjemba theres kercelli,udhe,
Petalet,parfum joshes, arome,
Ajo dashuri nje diteshe… s’mjafton!
/QendraPress/