Çaste poetike me poeten;=Bruna THANASI

Pika malli.

—————————

Uné,sapo u ndava nga syri yt.

Dhe nata,sa rëndë qé ra mbi tokë!

Kjo ndarje e shpejt, mi lagu sytë

Sikur dhe qielli,ç’më ra mbi kokë.

Më mungon,ajo e qeshura jote,e rrallë.

Si rreze dielli,më ngroh në gji.

Kjo dritë,qé kohën ma kthen në mall.

Aq sa tek ty, unë ndihem femi.

Se di vërtet,pse ky mall më pushton?!

Ku në dritën e syrit,të kam ç’do çast.

Si ushtar beteje,zemrës më parakalon

Dhe dashuria jone,fiton ç’do bast.

Sonte,as yjet nuk ndizen nxehtë.

Sa hëna më fshihet,përtej këtij halli.

Nën qiellin e vrenjtur,unë mbeta vet.

Ca pika shiu,ç’mi solli malli.

/QendraPress/