Çaste poetike me poetin;=Naim ÇEJKU

DËSHMUAT SE SHQIPTARI S’DI TË MBAJË SHTET

——————————————-

Salla mbushet plot me zhurmë e me fjalë

Ku ligji i shtetit mbytet nën valë

Aty ku duhej të fliste arsyeja e urtë

Sot grushti e sharja u bënë kushtetutë.

BOLL MA,OOO…BOLL MA! Kjo tokë po rënkon

Kur sheh se si pushteti pa dritë po marshon

Nuk ka parlament, as rregull, as qetësi

Ka veç një arenë ku humb çdo dinjitet e liri.

Si duron, o popull, këtë lojë të shëmtuar

Mbi kurrizin tënd, me shekuj të munduar?

Në emër të fitores po shkelet çdo vlerë

Shpresa e këtij vendi po fiket këtë herë.

Nuk është më i huaji që Kosovën e bllokon

As dora e armikut që sot na gjymton

Janë bijtë e kësaj toke, me urrejtje në sy

Që ngrehin dorën lart e t’godasin Kosovë ty

Kjo foto dëshmon se si shteti po ngrin

Kur vetë shqiptarët e vrasin ardhmërinë

O ZGJOHU, O POPULL, e bërtit me të vërtetë

Pa bashkim,ligje e paqe kurrë s’do ketë shtet!?

Fjalën e armikut ju sot e vërtetuat

Kur para botës mbarë kaq keq u turpëruat

Me gënjeshtra e urrejtje shkelët kushtetutën

Dëshmuat se shqiptari s’di t’mbajë shtet e pushtet!

/QendraPress/