Çaste poetike me poeten;=Laureta MALAJ

Një ëndërr e thyer në copa…
—————————————
E thyer në copa ,si një pasqyrë e vjetër,
shpërndarë në tokë ,si një ëndërr e tretur.
Çdo grimcë reflekton një dritë të harruar,
një shpresë të lodhur ,disfatë e së shkuarës.
E thyer në copa një shpirt që kërkon,
të mbledhë vetveten por s’di ku e çon.
Në çdo cep të botës, një fragment i humbur,
një kujtim i largët,një zemër e turbullt.
Një rrugë pa fund në copa të çara,
ku drita e shpresës mezi depërton.
Një shpirt që lufton në hije të gjata,
dhe çarja e murit që të nervozon.
Ndoshta ky mur,me gropa të thella,
është thirrje o njeri ,për ty, të mos ndalosh kurrë.
Të kapërcesh frikën, të ndërtosh një urë,
dhe mos lejo njeri t’i duket si pëlhurë. /QendraPress/