Çaste poetike me poeten;Miranda KABASHI

Univers

——————-

Vajza , pyeta diellin me një vështrim të zjarrtë

Më thuaj, vallë kush fal më shumë ngrohtësi ?

Fjalët që burojnë nga thellësia e shpirtit të artë

Apo tufa e rrezeve, që në mesditë lëshon ti ?

Muzgu pa fjalë, si rrjetë peshkatarësh, shtriu petkun e tij,

Hëna pëshpëriti heshtur, a thua kishte dëgjuar,

Drita ime duket shume e zbehtë, si një qiri,

Para dy shpirtrave lozonjarë e të dashuruar.

Vajza u zgjat aq shume parvazit në dritare,

Diellin me hënën, si një fëmijë, ti dëgjonte

Kush ngroh dhe bën dritë më shumë se njëmijë fare,

Ata të dy… apo djali që ajo dashuronte.

Dielli buzëqesh me puthjen e tyre të zjarrtë

Hëna vallëzonte me yjet atje, lart në qiell,

Nëse do ta puthesh sic e puth ti sot ashtu, plot jetë

Shpirti do të ndriçoj më shumë se një hënë dhe një diell.

/www.QendraPress.com/