Çaste poetike me poeten;Selvije KADRIU
I HUMBUR JE
—————————–
I zbehtë më dukesh
Të humbi shkëlqimi
Ndoshta nga mërzia
Për atë që e adhuroje
Apo të zhgënjeu
Ajo dashuri e vjedhur
E cila e ëmbël ishte në fillim
E tash kur ti i kërkon ata sy
Që t’shikonin me dashuri
E ti sollën engjëjt
Të të duan ty
A thua i harrove
Ato duar t’vogla
Rreth qafës tënde
Apo ti nuk ishe njeri
SK, 09.08.2024, Kamenicë
/www.QendraPress.com/