Çaste poetike me poeten;Valbona KOLAVERI
UDHËVE TË MISTERSHME
—————————————–
Në shpirtin e një mjelme bredh
Ujërave të paqtohem,
Pas mjegullash,
Ku imazhet zbehen
Në sytë e një maceje
Shoh mprehtë,
Tek guxoj tē mbrohem,
Supeve vetmitare
Nën kthetrat e një shqiponje,
Mbahem fort,
Të mos rrëzohem,
Majave të idhnimit,
Tokave të zbrazëta
Me zemrën e një luaneshe,
Vrapoj të kafshoj qiejt,
Shpresave të mëdha,
Për t’ia ridalë sërish
Dhe vrapin ,e ndal
Netëve,
Porsi një ujkonjë,
Tek ulem ulëras,
Në brendësi të vetes
Të vazhdoj e fortë,
Udhëve të mistershme,
Të botës së gjallë.
/www.QendraPress.com/