Çaste poetike me poetin;-Hajrush RADENICA

SI QUHESH TI
————————-
Si quhesh ti
Që mendon për mua
Një letër në dorë e morra
Nuk po di se kush e ka shkruar
Un emrin e kam dashni
Për ty jam tuj jetua,
Ti më ike larg larg
Në gurbet të zi
Më la në vetmi
Së bashku me prindër
Së bashku me fëmi.
Një letër në dor e morra
Ty me ta shkru
Jam duke të pritur
Se un shum të du.
Në ëndrra gjith jam
Edhe emrin për ty e kam ndrru
Jam duke qendruar në vetmi
Për ty e kam emrin dashni.
Larg teje un jam
Rrugve të botës un shum po vuaj
Më mungon oj dashni
Si do ta shuaj malën për ty
Të kam lën në vetmi.
Aroma jote ishte si lule trëndafili
Ajo shum më mungonë
Shof dallgët e detit
Brigjet se si i rrahin
Por qtë bëri bregu që ti po e lagë?
Qtë bëra un ty
Që të lash me lot në sy.
/QendraPress/