Çaste poetike me poetin;-Naim ÇEJKU

KRAHËT E LIRISË

( Përkujtim për mikun dhe kolegun tim,

Heroin e Kombit – Xhevat A. Berisha)

——————————————–

Sot gjashtëdhjetë e pesë vjet ti i mbush o trim

Nga Lezi i Vrrinit ku linde për këtë tokë

Gushti të solli si dritë e si kushtim

Për jetë e mot të kujtojnë miq e shokë.

Sot u mblodhëm sërish o mik, o vëlla te ti

Si në këtë foto, me qeshje e me besë

Koha ka ikur, por malli për ty nuk ra

Për ty që le gjurmë në rrugën e besës.

Këtu jemi të gjithë, kolegë e miq të punës

Nuk flasim për vdekje, se ti nuk ke vdekë!

Ti linde për dritë, mes flakës e rrebeshit

Në çdo përvjetor vjen prapë me na përshëndet.

Kjo foto dëshmon një kohë plot të vërteta

Ku buzëqeshja jote na jepte kurajo e forcë

Sot pimë një gllënjkë për ditët e shtrenjta

Për mësuesin e heroin që s’ndalet në këtë botë.

Gëzuar ditëlindjen Xhevat atje në amshim

Ku flamuri i lirë të bën roje mbi krye

Sot s’kemi lot, po kemi krenari e kujtim

Se emri yt, Xhevat, u bë dritë ndër yje.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ty

O shoku,kolegu ynë i shtrenjtë!

/QendraPress/