Çaste poetike me poetin;-Zymer H. HALITI

KUR DIELLI PËRVLON
———————————–
Tek sa dielli ndriçon tërë natyrën
edhe sytë e tu po djegin si prush
ende s’po mund ta harroj fytyrën
kur me shikoje me sytë e zi si rrush
Sa djeg dielli me rrezet e tij të arta
njashtu shikimet tua mua më djegnin
i kujtoj ato çaste në shpatijet e larta
e kujtimet për ty çdo ditë më ndjekin
Do të vijnë pranvera me diell e rreze
e unë do pres ato shikimet magjike
shumë dëshiroj të shoh kësaj here
le të me kallin ata sytë tu shkëndie
Zjarrit nuk i druhem… thoshte poeti
dhe nëse do digjem nga sytë e dielli
me rëndësi është të takoj, të shikoj
mallin ta shuaj…pa ty vështirë jetoj.
Jetoj e pres me dëshirë e mallëngjim
sa më shpejt t’i shoh sytë e tu të bukur
do të jetë dita e lumtur me një kujtim
shikimi ëmbël me dashurinë e ruajtur.
/QendraPress/