E diela me penën e re poetike;Drilon MUJOTA

Besim Fazliu

—————————–

Në fushat e Kosharës,

aty ku gjaku rrjedh,

Ku luftëtarët e lirisë

 marshonin me kurajë,

Rënkon një emër,

 Besim Fazliu nderë,

Në altarin e lirisë,

shkëlqen si një yll.

Në shkollat e Ferizajt,

hapat e parë hodhi,

 E më pas në Prishtinë,

dituritë ndërtoi,

Në demostrata u ngrit,

 zëri i tij i fortë,

Në rrugën e lirisë,

 Besimi kurrë s’ndaloi.

Në Budakovë e Junik,

për armë shpresonin,

Me zemra të forta,

drejt lirisë marshonin.

Në frontet e Pashtrikut,

për atdhe luftonin,

Me guxim e forcë,

kundër armikut qëndronin.

Emrin e tij,

Kosharja e mban të gjallë,

Në zemrat e liridashësve,

 ai përjetë do rrojë.

——-

Drilon Mujota  nxënës i klasës së tetë,sugjeruar  

Nga mësimdhënësja e Gjuhës  Shqipe Pranvera Qerimi

/www.QendraPress.com?