E diela poetike me shtatë poet:Sabit Rrustemi
Dhomave të harruara të shpirtit …
KUR TË FTOJ MË NUK JAM
( Variant final )
Nëse nisesh ndonjëherë kah unë
përmes asaj Fryme Shpirti
a një ëndrreje që u fsheh diku
zhvishi rrobat e rreme të ditës
atë pelerinë të hollë të natës
dhe të ithtat fjalë që s’t’i desha
e – eja
Kah unë po u nise ndonjëherë
se vjen një ditë
e udha vetëvetiu të qet këndej
merri vetëm të paqtat e shpirtit
veten tënde që t’ka munguar
e – eja
eja – se ende prej mishi e ashti jemi
me atë lëng të kuq që lëviz nëpër dej
Eja pa të ftuar
po t’them
se kur të ftoj më nuk jam
( 25 qershor 2022 )