Fryma poetike e së dielës me poeten;-Jonna BAJRAJ

Edhe sot, hafëz
—————————-
Pa asnji dallim
Nadjen e nisa
Me t’njajtin përmallim
Edhe sot, hafëz
Fytyrën ktheva prej teje
Si humerë asht ba
Malli mrena meje
Edhe sot, hafëz
Jam e lanun vet’
Prapë ferrkut pa ta
Malli mue m’vret
Edhe sot, hafëz
Jam ku m’pate lanë
Për halin tem sot
Kupa e qiellës kjanë
/QendraPress/