Fryma poetike e së dielës me poeten;-Drita Rubjeka ZENELI.

REBUS

————————–

Ku fshihet çelësi

që hap drynin e së vërtetës?

Në ç’frikë struket përgjigjja

që lind prej pyetjes?

Përse e vërteta e fshehur

nuk i çprangos fjalët?

Përse heshtja fle ende në shtratin e ndërgjegjes?

A deshifrohet bota

mes copëzash agonie?

Vektorët pa kthim nga pika e nisjes i ndalim dot?

A mundet enigma

të mbajë ende frymën e ekzistencës?

Deri ku është kufiri i durimtë i rezistencës?

Deri kur zëri i arsyes do të vishet me plagë?

Ne jemi përgjigjja

e palexuar e vete .

/QendraPress/