Fryma poetike  e së dielës me poeten:Zanë MALI

PUHIZË PRANË VERE

——————————–

Nga turbullirat e shpirtit

vrerin e grumbulluar vitesh volla

Nga një ditë për dreq ndihem keq

Si puhizë pranë vere

m’u ngjite belit e qafës

lëkurë mëndafshi mu bëre

për lotët që më kulluan shpirtit

e ndrojtur stinësh

Një fytyrë që dritësonte

brenda syve të shpërlarë maleve

e kodrave gjelbëruar me dashuri

Me puth i dashur ç’pret

këtu s’ka tjetër

vetëm Zoti unë dhe ti…

/www.QendraPress.com/