Fryma poetike e së dielës me poetin;- Muhedin MAHILAJ

FUKARA TË MOS MBETEM

Do mbledh vargjet, do ti tjerë
Gjuhë dhe buzë, do ti bëjë biz
Vargu nga vargu, të mos bjerë
Me gjuhë dhe buzë do ti ildis .
Do ti puth vetullat harkuar
Aty, ku marrin të kthyer
Në cepë të syve lëngëruar
Penën kamë për të ngjyer.
Do ti puthë ato buzë
Do ti puth, sa më s’ka
Do ti puth tu marrë muzë
Mos të mbetem fukara.
Fukara të mos mbetem
Me kupa puthjesh do vallzoj
Pa le të dehem, le të tretem
Fukara vëç të mos rroj…
Fukara vertet do shkoj
Këngët do ti lë në letër
Si poet do të këndoj
Dhe atje në botën tjetër.
/QendraPress