Fryma poetike e së mërkurës me poetin;- Avni NEZIRI

ORËT E JETËS
—————————
Jo si krejt
as si pak sosh
trysni e llojit të vet
si misri n‘kosh
Edhe unë
me e pa fëmijëri
sa herë nuk dija,
ndihesha i lumtur
neve edhe harronim
trysninë e presionin
grabitnim orët jetës
nuk i tregonim as vetes
Ikje e arsyeshëme
në pa kjartësi
zjarrë i mbuluar
si prushi nën hi
Dita nuk ishte dritë
sa gjatë kemi pritë
as nata, terr i zi
ëndërr të kishim, o liri.
/QendraPress/