Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Rizah RESHANI

PAKICA
—————————
Më pati thënë një vakt
Miku im Avdullah Gashi,fjalëqetë.
Ndjesë pastë !
Pakica gjithmone ka të drejtë.
Aty ku shkel shumica
As bari nuk mbinë !
Tha urtaku i Gashëve.
Atë mot të vrantë, atë stinë.
Vonë shumë vonë
Credoja e tij m’u kujtua
Se gjykatësi kohë i dha të drejtë
Kryefjala e tij rrodhi moteve si krua.
Pakica luftën e bëri
Pakica u sakrifikua.
Pas saj, shumica u zhyt n’ batak
Të Vërtetës, Mirësisë i bëri lak.
Të mirët mbeten në varre, në lapidare.
Ose t’ngratë, n’ kasollet e dëlirësisë.
Profiterët në fron, si një analfabet bari !
Syrin s’ua ngop as kodra me ari.
Pakica vuan si gjarpëri nën gurët e sylotit.
Pakica duron, është në rrugën e Zotit.
Më pati thënë Bacoku , që shuplakë i ra
Drejtorit ardhacak, e i tha
jam unë këtu gjithçka!
/QendraPress/