FTESË PËR TUBIM MOBILIZUES, SENSIBILIZUES DHE EVOKUES

                                 Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë, bashkëluftëtarë, komandantë dhe qytetarë të nderuar, Më 07 shtator 2026, në ora 19:00, te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë – Prizren, do të mbahet një tubim mobilizues, sensibilizues dhe evokues, kushtuar Luftës së Lavdishme të UÇK-së dhe sakrificës së brezit të lirisë.

Ftojmë në këtë tubim të gjitha ish-strukturat komanduese të ZOP-it, së bashku me familjarët e tyre, komandantët e brigadave, e deri te ushtarët e lirisë.

Do të jetë një mbrëmje e veçantë, ku përmes kujtimeve dhe rrëfimeve të drejtpërdrejta do të rikthejmë në kujtesë ngjarjet, betejat, sakrificat dhe momentet e lavdishme të luftës, duke ruajtur dhe përcjellë të vërtetën e historisë sonë te brezat që vijnë.

Në këtë tubim do të jetë e pranishme edhe Platforma “LIRIA KA EMËR”.

Ejani të bashkohemi aty ku kujtimet e luftës marrin jetë, aty ku dëshmorët na kujtojnë çmimin e lirisë dhe aty ku zëri i luftëtarëve të lirisë duhet të dëgjohet fuqishëm.

Të bashkuar për të vërtetën, për lirinë dhe për historinë e UÇK-së!,njofton Isa Berisha nga OVL -Dega në Prizren./QendraPress/