Fryma poetike e së dielës me poeten;-Violeta MALIQI

Screenshot

MIZA

—————-

Miza

u ul mbi pallton time të bardhë.

E largova.

U kthye.

Bëj punën tënde, mizë.

Mos u tremb nga e bardha.

Më picko

mitet në kokë,

një nga një.

Ulu aty

ku kam një plagë.

Ndoshta një njollë

është më e vërtetë

se gjithë kjo bardhësi.

/QendraPress/