Hasi 𝗩𝗮𝘁𝗲̈𝗿 𝗲 𝗿𝗲̈𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗵𝗲̈𝗿𝗯𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗨𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶𝘀𝗲̈ 𝗖̧𝗹𝗶𝗿𝗶𝗺𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀.

Dje, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega Has, përkujtoi dhe nderoi kontributin e jashtëzakonshëm familjen e Qen Qenajt në Romajë m pastaj te Konaku i familjes Peraj nga Gërqina e Hasit, një vatër e rëndësishme që i shërbeu Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë periudhave më të vështira të luftës. Ky konak ishte derë e hapur për luftëtarët e lirisë, duke ofruar strehim, mbështetje dhe përkushtim të pandërprerë në shërbim të çështjes kombëtare. Nga kjo familje fisnike dhe atdhetare dolën dy luftëtarë të UÇK-së: Zeqir Peraj, njëri ndër luftëtarët e orëve të para, i angazhuar në rrugën e lirisë që nga vitet e hershme të rezistencës, si dhe Osman Peraj, i cili gjithashtu dha kontributin e tij të çmuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. , Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega Has (OVL UÇK Has), nderoi dhe përkujtoi kontributin e madh të Konakut të familjes Thaçi nga Demjani i Hasit, një derë bujare dhe atdhetare që në ditët më të vështira të luftës u vu plotësisht në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.si dhe familje tjera