Kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyqi, me drejtorin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adem Morina, vizituan sot fshatin Hoçë e Qytetit

Kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyqi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adem Morina, vizituan sot fshatin Hoçë e Qytetit për ta parë nga afër fillimin e punimeve për renovimin e Shtëpisë së Kulturës.

Pas përfundimit të punimeve, ky objekt do të shërbej si pikë referimi për komunitetin lokal dhe do të ofrojë hapësirë për organizimin e ngjarjeve të ndryshme kulturore e artistike.