Mr.Afrim Tejeci ,këshilltar në MTI – Tërheqjen e 10% të mjeteve që kushtëzojnë deri në vlerën 10 000 euro do të kompensohen nga shteti .

0

Kujt i konvenoj kjo vonesës të panevojshme për miratimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike, kohë tash kur bizneset, punëtorët e sektorit privat ju është përkeqësuar gjendja dhe kanë vështërsi të mëdha të mbijetesës që nga fillimi i Pandemisë Covid 19. Kriza ekonomike ne vend nga pandemia ka ndikuar qe disa biznese të shuhen e disa dhe ti largojnë punëtorët. Kosova është përfituesi më i vogël nga Fondet e ndryshme ndërkombëtare gjatë kohës ë Pandemisë në mungesë të vullnetit politik për miratimin e Ligjeve që kanë të bëjnë më pranimin e fondeve për mbështetjen e bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës. Efektet e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike janë të shumëfishta si në aspektin financiar rreth 365 milion euro por rreth 200 milion do të shpërndahen direkt për biznese dhe punëtore e që kjo është mbështetja më e madhe për të ngritur ekonominë dhe mirëqenien e gjithë qytetarëve të Kosovës. Tani me miratimin e këtij Ligji liron prodhuesit vendor nga TVSH për lëndë të parë në brendi të gjithë bizneset që i përkasin sektorit prodhues dhe përpunues dhe kjo është mbështetje dhe fuqizimin direkt të Prodhimeve Vendore. Mbi 50 mijë biznese aktive do të përfitojnë mjete financiare për daljen nga kriza në këtë kohë të Pandemisë. Mbi 60 mijë punëtorë të cilët kanë humbur vendin e punës për shkak të krizës së Pandemisë do ti marrin rreth 900 euro. Mbi 100 mijë punëtorë të kompanive aktive do të përfitojë mbështetja nga ky Ligj, Po ashtu Ligji do të lëhtësoj bizneset nga Borxhet, gjobat dhe ndëshkimet të cilat janë mbledhur gjatë Pandemisë, gjë që kjo është edhe një mbështetje edhe bizneseve edhe qytetarëve të vendit. Fondi për Garantimin e Kredive do të ju mundësoj bizneseve qasje, mbështetje dhe lehtësira në financimin e kredive. Tërheqjen e 10% të mjeteve që kushtëzojnë deri në vlerën 10 000 euro do të kompensohen nga shteti ./qendrapress.com/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *