Nesër fillon periudha e votimit me postë
Të mërkurën e 15 shtatorit do të fillojë periudha e votimit me postë për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor.Gjithë votuesit jashtë vendit do të kenë mundësinë që deri më 15 tetor të votojnë përmes postës.Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të së martës. Po ashtu KQZ-ja ka marrë vendim që fushata zgjedhore të mbetet 30 ditë, përkundër kërkesave të partive opozitare për shkurtim për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19.Ndër të tjera është vendosur për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet komunaleKQZ ka njoftuar se ky vendim mbështetet në listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit është: 1 milion e 885 mijë e 448 votues.Për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave do të shtypen 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime, ndërsa për zgjedhjet për Kuvende Komunale do të shtypen po ashtu 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime. Pra, numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që do të shtypen për dy llojet e zgjedhjeve të 17 tetorit është: 3 milion e 397 mijë e 200 fletëvotime.