NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren shpreh shqetësimin e saj lidhur me keqpërdorimin e pronave

0

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren shpreh shqetësimin e saj lidhur me keqpërdorimin e pronave komunale në favor të krimit urbanistik, dhe klaneve të kusarëve të qeverisjes së LVV-së, si dhe komisarëve politik rreth kryetarit të Prizrenit.

Seanca e fundit e Kuvendit të Prizrenit nxori në pah tendencën për të legalizuar ozurpatorët dhe tjetërsuesit e pronës publike nga ku për fatin e keq edhe një numër i caktuar i kuvendarëve për interesa të ngushta, disa të shantazuar, e disa të joshur me ndonjë tender apo punësim të familjarëve të tyre po i shërbejnë planeve mafioze të atyre që po e shkatërrojnë pasurinë publike për përfitime të njerzëve të caktuar!

Katastrofa urbanistike e shoqëruar me mbindërtime dhe ndërtime pa leje vazhdon me trend edhe më të shtuar se qeverisjet e kaluara, dhe sikurse atëherë edhe tash hajdutët dhe përfituesit janë në lidhje të ngushtë me anëtarë të ekzekutivit në Prizren.

Ndryshimet kozmetike që z.Haskuka i ka bërë para një kohe në ekzekutivin e Prizrenit, janë kamuflim i keq-qeverisjes dhe tendencë për t’i hedhur hi syve të qytetarëve, sepse kryehajdutët vazhdojnë të operojnë me tendere, pasurinë publike dhe taksat e qytetarëve për gjepat e caktuar.

Punësimet mbi baza të klaneve me ndikim në qeverinë Haskuka si dhe punësimet edhe pa konkurs, nuk besojmë se do t’i ikin organeve të ndjekjes të cilët janë përgjegjës që keqpërdoruesit t’i sjellin para drejtësisë.

Zyra për Informim,

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *