Pamje e detaje, ishin në iftar me familje- si ndodhi vrasja dhe plagosja në Klinë

                                    Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një përplasjeje të armatosur sonte në Klinë. Reporteri.net merr vesh se i vrari dhe njëri nga të plagosurit janë vëllezër dhe se kishin shkuar për iftar me familje në një restorant.Një gjuajtje me armë zjarri në restorant “Guri i Zi”, në Klinë, ka ndodhur sonte rreth orës 21:00.Si pasojë e plagëve, një person ka humbur jetën dhe dy të tjetër janë plagosur.Mësohet se në këtë rast kanë qenë të përfshirë dy vëllezër, pronarë të një autosalloni.Familja ishin duke ngrënë iftar në restorantin “Guri i Zi’ ku në një moment vëllezërit u ftuan tek parking i restorantit dhe te dyshuarit kanë gjuajtur në drejtim të tyre me armë zjarri.Në media po raportohet se viktima është F.H, 23 vjeçar, kurse vëllai i tij, M.H, po trajtohet në spital.Po ashtu deri tash, tre persona janë arrestuar e dy të tjerë janë shoqëruar për në Stacionin e Policisë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi për Gazetën Online Reporteri.net.Aktualisht, dy prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes.Ndërkohë, në media kanë filluar të publikohen fotografi nga vendi i ngjarjes.Nga pamjet e publikuara, shihet se vendi është i përgjakur dhe është kufizuar tashmë nga njësitet e Policisë së Kosovës për të hetuar rrethanat e krimit të rëndë./Reporteri.net/.