Pasojat e rënies ekonomike mund të jetë faktori tjetër që cenon balancën pskosociale.
Dr, Naim Fanaj, Drejtor në Qendra e Shendetit Mendor – Prizren ,pasiqë këtyre ditëve po rritet numri me covid.Si mund të parandalohet kjo.A do të ndikon në shëndetin mendor të qytetarëve pos dëmeve të rënda në ekonomi?pohon;-“Pandemia e Covid-19 po tregohet sfiduese dhe shumë e dëmshme për globin.
Si çdo situatë tjetër e këtyre përmasave ajo e ndikon fuqishëm edhe sferën paikologjike. Por ende komuniteti shkencorë nuk ka arritur ti dokumentojë këto. Ne Kosovë me anë të një hulumtimi online kam gjetur përkeqësim të gjendjes psikologjike tek 65.2 % dhe nje shkallë depresioni afer 43 % në muajin mars-prill.
Po ashtu edhe hulumtimi tjeter gjatë muajit maj jep shifra te përafërta. Padyshim vazhdimi i rritjes se te infektuarve e shton frikën për shëndetin dhe vdekjen. Pasojat e rënies ekonomike mund të jetë faktori tjetër që cenon balancën pskosociale.
Kjo është arsyeja që OBSH bën thirrje të vazhdueshme per marrjen ne konsideratë të sferës psikosociale e cila duhet adresuar sa më pershtatshem me qëllim te zvogëlimit të vuajtjeve shpirtërore të popullatës./qendrapress.com/