Poezi nga ;Prenda Sejda

0

LEMZA DHE KOLI

Moj enigma e klithmës sime

Kur papritmas më ke kapluar

Nga thellësi e shpirtit tim

Kush përmend mëndja më ka shkuar

Në i përmend një e nga një

Kudo që i kam njerëzit e mij

Derisa përmend emrin tënd

Sërish lemza sjell fantazi

Derisa vëlla Koli t’përmend ty

Largësia mes nesh ujëvarë rrjedh mallit

Shkëlqen në ty si gjethe e njomë

Kujtimet një nga një pikojnë

Stërzgjatur imazheve të pritjes

Me asgjë s’mund ta shndërrojë

Derisa pikon ajo vesë ndjesie

Mall përcjell edhe një fjalë nga larg

Pritja kjo në pritjen e largësive

Mall e dashuri o vëlla vargëzuar në varg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *