Policia e Kosovës gjen mbi 6 kg drogë të fshehur nën gurë në rajonin e Prizrenit.

0

                                     Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht Stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit në Vërmicë, sot gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në funksion të menaxhimit dhe kontrollit efikas të kufirit shtetëror, në zonën e përgjegjësisë në një breg kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të fshehur nën gurë.Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e antidrogës në Prizren të cilët së bashku me njësinë e Forensikës rajonale kanë dal në lokacion.“Dyshohet se sasia e substancës së dyshuar si marihuanë ishte fshehur nën gur nga persona të panjohur shumë kohë më parë dhe pas matjes rezulton me peshën si në vijim:• (11) njëmbëdhjetë paketime plastike me ngjyrë të zezë me substancë të dyshuar, narkotikë të llojit Marihuanë me peshë 6 kg e 268 gram”, thuhet në njoftimin për media.Për rastin është informuar prokurori për krime të rënda në Prizren, si dhe për veprimet e ndërmarra policore, ndërsa hetime të tjera janë në proces nga antidroga në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *