Vlora Karavidaj,ushtruese e detyrës së drejtorit në Çerdhen publike të qytetit në lagjen’’ 11 Marsi’’

0

                       Magjistrja,Vlora Karavidaj, deri tani profesoreshë e Gjuhës Shqipe  në ShMLP ” Ymer Prizreni” .nga  nesër  është  caktuar ushtruese e detyrës së drejtorit në Çerdhen publike të qytetit në lagjen’’ 11 Marsi’’,Ajo me këtë rast në fb ka shkruar lidhur me këtë emërim derisa është përshëndetur nga kolektivi i deritashëm ,Ajo shkruan’’-

               Që nga viti 2009 kur më pritët krahëhapur duke më ofruar ngrohtësinë e një familjeje kuptimplotë më bëtë të kuptoj që nuk u anëtarësova në një kolektiv shkolle por u bëra anëtare e një familje të ngrohtë. Pasionin tim për mësimdhënie e plotësoi edhe më shumë qenësia në një kolektiv siç jeni ju. Këtu gjeta dashuri, ngrohtësi, mikpritje, humanizëm, mbështetje dhe çdo vlerë tjetër njerëzore që ekziston. Ju falënderoj që më pranuat kështu siç jam e më pasuruat gjatë këtij rrugëtimi deri këtu.

Sot,kur mu desh të përshëndetem me ju, e kisha të vështirë të gjej fjalë, të shpreh emocion, e të mbaj në fre gulçimin që kisha në shpirt, ngase karshi ambicieve për ngritje në karrierë mu desh të sakrifikoja duke u ndarë nga përditshmëria e punës me ju.

Përjetësisht ju jam mirënjohëse për të gjitha momentet e lumtura e të palumtura që përjetuam bashkë në këtë shkollë.

Ju jam shumë falënderuese të gjithë kolegëve të cilët i pata udhërrëfyes, mentorë e këshillues të denjë.

Shpreh shumë dashuri edhe më tutje për shoqet e mia të dashura.

Po ju përshëndes sot, duke ju thënë jo “lamtumirë” por mirupafshim së shpejti!

Me respekt, e juaja Vlora!

Nga  takimi përshëndetës me kolektivin e ShMLP ” Ymer Prizreni” me rastin e fillimit të përgjegjësisë si ushtruese e detyrës së drejtorit në Çerdhen publike të qytetit në lagjen 11 Marsi’’ shkruan ajo/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *