Prishtina kampion i Superligës në futboll, fillon festa nëpër rrugët e kryeqytetit

0

Klubi i futbollit Prishtina është shpallur kampion i ri i Superligës së Kosovës pas tetë vitesh pritjeje. Skuadra e trajneri Zekirija Ramadani triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Gjilanit duke e siguruar kështu edhe matematikisht titullin edhe pse është edhe një ndeshje deri në mbylljen e kampionatit.Tifozët e Prishtinës, të njohur si “Plisat” tashmë kanë filluar festë nëpër rrugët e qytetit dhe duke se kjo do të zgjas deri në orët e vona pasi që është paralajmëruar se dorëzimi i trofeut do të bëhet sonte dhe jo në ndeshjen e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *