Punimet në Sheshin ‘’Shadërvan’’,fillojnë këtë muaj ky është projekti më madhor komunal.
Njëri ndër projektet e rëndësishme të Prizrenit që ishte edhe premtim elektoral ishte renovimi dhe rehabilitimi i sheshit ‘’Shadërvan’’ në Prizren. Lidhur me këtë edhe drejtori i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj, këtë projekt ka theksuar se java e parë e muajit mars do të jetë edhe fillimi i punimeve në këtë shesh e ku do të këtë renovim të plotë të këtij sheshi si dhe do të kryhen edhe punimet nëntokësore,pasi që atje ne qeverinë e kaluar ka punuar në kompani e cila është treguar jo serioze . Prandaj, tani projekti i ri do të përfshijë të gjithë rehabilitimet.
Derisa ne jemi interesuar se çka do të ndodhe më kalldrëmin ekzistues Drejtori Lamaj lidhur me kalldrëmin ekzistues pohon se kalldrëmi i cili është i ruajtur janë sjellë disa mostra dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi e ka zgjedhur modelin, ka me qene një kalldrëm shumë më i mirë se ky dhe kalldrëmi ekzistues do të plotësohet nga rrugët tjera.
Mirëpo ,edhe pse do të punohet , megjithatë do të shihet edhe versioni që kjo qendër e qytetit të mos bllokohet, por, të punohet dhe mos të pengohen vizitorët të cilët me këtë shesh i lidhin kujtimet si dhe trashëgiminë e këtij qyteti ./www.QendraPress.com/