UÇK-ja, luftë ka bërë kundër Serbisë e bashkëpunëtorëve e jo kundër LDK-së-Shkruan;Lim Duraj veteran i UÇK-së
Çlirimtari Salih Mustafa paraqitet pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, ku ka nisur gjykimi ndaj tij. Hagë.Me këtë rast Cezary Michalczuk, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka paraqitur, sipas tij, faktet që e bëjnë Sali Mustafën përgjegjës për krimet e pretenduara të kryera në Zllash gjatë vitit 1999.
“Të gjitha viktimat ishin shqiptarë të Kosovës. Askush nga burrat e ndaluar nuk përbënte kërcënim ushtarak për UÇK-në. Ata po përpiqeshin të siguronin jetesën duke bërë tregti nëpër tregje lokale. “Faji” i tyre ishte se i përkisnin një partie të caktuar politike”, tha ai.
Pas kësaj ka reaguar familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.
Përmes një postimi në Facebook
.Postimi i plotë:
Sot, nisi gjykimi ndaj Salih Mustafës, shefit të BIA (më vonë SHIK-ut) për Prishtinë, i cili sipas të dhënave dhe provave të prokurorit special, vetëm shqiptarë paska pas ndaluar, torturuar e zhdukur ose vrarë. Shqiptarë që mendonin ndryshe nga Salih Mustafa, d.m.th që ishin anëtarë të LDK-së.
Urojmë që gjykimet të jenë të drejta, efikase dhe të shpejta.
Pa dyshim që fajtorët do të ndëshkohen rëndë’’ Këto deklarata vërtetë neve veteranëve na indinjojnë keq, Po gjithë bota e din e dine edhe z,Ymeri se e gjithë Kosova ishte LDK. Prandaj mos deklarohuni kështu me kaq pamaturi sepse ju e dini si edhe të gjithë të tjerët. UÇK-ja, luftë ka bërë kundër Serbisë e bashkëpunëtorëve e jo kundër LDK-së. Sepse edhe ai vete ka qenë LDK njësor sikurse që ishin edhe shumë çlirimtarë të tjerë, Por kjo tregonte dikush mes kombit tonë është duke nxitur kot kombin tonë, Prandaj besojë ne si veteranë do ta ngrinim zërin se këto insinuata vërtetë janë nxitëse dhe pa fakte, Prandaj kjo edhe na bënë kaq të padenjë para botës e para vetvetes edhe më të padenjë, Të gjithë ata që shkruajnë kaq ultë kundër çlirimtarëve shkruan o vëllezër se armik i vërtetë ishte Serbia e jo vëllezërit tuaj.