10 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

0

                                      Edhe 10 raste me koronavirus janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit. Brenda kësaj periudhe, nuk është shënuar asnjë viktimë.IKSHPK njofton edhe për 116  të shëruar në 24 orët e fundit.Aktualisht janë 627 raste aktive.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës.Deri më sot 7718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 1.977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *