Figura e Hysen Destanit’’Mixha’’ ishte e do të mbetet figura emblematike e lirisë
Durak Thaçi , veprimtar i fshatit Zojz bashkëveprimtarë politik e bashkëluftëtarë si dhe bashkëfshatar i Komandant Hysen Destani ‘Mixha’ njofton të gjithë , shokët, miqtë, bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë, se me rastin e përvjetorit të ndarjes nga jeta, të pjesëtarit të UÇK-së, veprimtarit të çështjes kombëtare Hysen Destani-Mixha, ju njoftoj se me datë 16.06.2021, në ora 10:00, do të bëhen homazhe dhe vendosen kurora me lule te varri i tij në fshatin Zojz .Nisja do të bëhet nga qendra e fshatit. I përjetshëm qoftë kujtimi për Mixhën. Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Me respekt, Kryesia e fshatit Zojz.’’ njofton ai. Hysen Destani ishte një burrë atdhetar i dëshmuar që në fillet e hershme të ilegales. Pastaj në demonstratat e organizuara si për ndryshimet kushtetuese , e lëvizjet studentore Hyseni ishte i dëshmuar e i patrembur në nismën e rrugës për liri. Kur krisi pushka e lirisë nga kushtrimi i legjendarit Adem Jashari, Hyseni ishte në linjën e parë të UÇK-së . Kurse veprimtarinë politike e bëri më zërin tij të ngritur edhe në organizimet e LDK-së . Pastaj ‘’Familja Mbanë familjen’’ e mbi të gjitha ishte ne secilën organizim për lirinë e Kosovës. Ai ishte vizionar trim e mbi të gjithë e donte pafundësisht lirin e Kosovës .,Hysen Destani ishte e do mbetet njeri i idealeve të mëdha të lirisë së Kosovës /qendrapress.com/