E diela me ;Marjeta Musaraj

0

TERMETI!

Erdhe tinzar jubileut të ndritshëm,

Godit pabesisht mbi truallin hyjnor,

Na plagose zemrat, derdhëm lotët dhimbshëm,

Për foshnjat e kërthijta dhe vajza që prisnin kurorë.

Mbulove me shpirtin tënd katran,

Nëna, baballarë, vëllezër dhe motra,

Me lot e dhimbje rrënojat i lamë,

Ulëritëm sërish si në shumë epoka.

Ti gjakatar tokën lëkunde,

Gremise ndërtesa, vrave, shkatërrove,

Rrënjët tona Ilire kurrë si  shkule,

Ne, Shqiptarëve  ngado ishim na bashkove.

Le të bien  dhe ribien mijëra tërmete,

Zemra e Shqiptarit  nuk dridhet kurrë,

Do mblidhemi bashkë nga qielli dhe dete,

Ta mbajmë Shqipen lart me të shenjtin Flamur.

ATDHE, Ç’TË PLLAKOSI SHENJTËRIA E BLERTË?

Dhe të tillë petla e sepale nuk pa asnjë i përrallës,

s’kam nevojë të rri vetëm, më vjen keq për shpirtrat

e humbur thonjve me avuj të reve.

Kështu ikën gjithmonë treni për atje e mbetem rëndë

pa mjete që dhe një ditë jete të vazhdoj,

s’kisha kuptuar kaq shtjella melodramash, që i preka

dhe m’u futën në mish duarsh e këmbësh yjet,

gjithë në xhama thyer, të tillë gjithmonë si qenë,

ndërsa nata, një kolonë kontejnerësh të mëdhenj,

ky përrua nga mbeturinat e ngatërruara me melasa,

po s’kam si bëj ndryshe, pa rroba vuajtjeje mbi trup

e s’futem në rrëshirë këngësh, ashtu si i lëni

shkret në rrugë do ta ketë njohur hungurimën

e mungesës së babait që s’e njohu kurrë.

-Mendoja se do të kisha humbur, –

i tha dashurisë pranvera,-

dhe njëra isha dhe tjetra,

zura flokun tënd të hollë shumë

me të dyja duart fort.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *