Gruaja nga Mitrovica sulmohet nga qentë endacakë, operimi i pashmangshëm

0

                     Vahide Asllani po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës, pasi të enjten i janë vërsulur disa qenë endacak.Sipas saj, e gjithë ngjarja ndodhi në hyrje të shtëpisë së saj, në Zhabar të Mitrovicës.Ajo nuk u kafshua nga qentë, por lëndimet trupore i pësoi në vendin nga ku edhe po ikte, njofton Klan Kosova.Mjeku kujdestar në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, nuk deshi të flasë para kamerës për gjendjen e pacientes. Megjithatë, prapa saj konfirmoi se operimi për të në këmbë është i pashmangshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *