Çaste poetike me poetin;-Haxhi DULLA

Dëshmorit tonë!

————————–

Mes hijeve të natës

dhe zymtësisë së maleve, njësiti shkëlqenë

në një ritëm

të guxishëm,

të thirrur nga

zëri i Atdheut,

për të rrëmbyer

armët.

Përmes vështirësive,

gjarpri i pathyeshëm

i radhëve të tyre

po shtohet,

gjithnjë drejt qëllimit

po marshohet.

Shkëndija fitoreje

u shkëlqejnë në sy,

brohorisin me te madhe:

kjo është e jona

e dashura ushtri.

Breshëritë gjëmojnë,

përplasja e armëve,

dhe ushtimat

e granatave jehojnë,

dëgjohen gjëmimet e armikut,

 të goditur nga fitorja jonë.

Ti që e dhe jetën për liri,

jeton mes nesh

përherë në mbendësi.

E ne,

mbajmë kokën lart përgjithmonë

me mall e krenari

për Ty!

Kushtuar Dëshmorit të Kombit Burim H. Elshani

27.08.1977 – 28.09.1998

/QendraPress/